Ne raportin e Komisionit Europian, për ecurinë ekonomike të 3-mujorit të katërt të vendeve që synojnë të marrin statusin kandidat në BE, pasqyra ekonomike nuk ka qenë nga më të mirat të mundshme për vendin tonë.

Ajo që bien në sy më shumë se të dhënat e tjera është fakti se deficiti buxhetor pritet të zgjerohet deri në 6.6%, ndërsa borxhi publik mund të arrijë deri në 73.6% të PBB-së.

Ndërkaq, edhe pse parashikohet një situatë jo shumë e favorshme, në këtë raport thuhet se Këshilli i Europës i ka mirëpritur reformat parlamentare, të administratës publike dhe të drejtësisë, të cilat Qeveria i ndërmori në muajin dhjetor.

VLERESIMI
Për sa i përket situatës financiare të Shqipërisë, në këtë raport është shënuar fakti se kompania finaciare "Standard & Poor's" uli vlerësimin e financave të vendit nga nota "B" në "B+", duke dhënë një parashikim negativ. Ndërkaq në raport shkruhet se Banka Botërore pritet t'i japë Shqipërisë ndihmë të mëtejshme financiare.

DEFICITI
Për të gjithë vitin, raporti vlerëson se deficit pritet të jetë 71% më i lartë se sa ishte planifikuar më parë. Ky vlerësim vjen pas analizimit të buxhetit të rishikuar. Nga ana tjetër, rritja e deficitit si dhe rishikimi në ulje i PPB-së minimale, mund të bëjnë që deficiti buxhetor të mos jetë 3.5% PBB-së, siç ishte planifikuar, por të jetë 6.2%. Në këtë raport thuhet se të ardhurat nga privatizimi i mëparshëm i katër HEC-eve janë përdorur për të financuar 15% të deficitit, por nevoja për huamarrje shtesë nënkupton se borxhi publik (duke mos përfshirë detyrimet ndaj biznesit) mund të ketë arritur në 64.4% të PBB-së në 3-mujorin e tretë.